Klubi i famshëm turk Beshiktash ka zbarkuar në Gjilan për të marrë pjesë në një turne ballkanik të volejbollit, kurse që në ditën e parë të turneut është përballë me kampionet e Kosovës KV Drita, që kësaj radhe ishte përforcuar edhe me volejbolliste të tjera nga Kosova, me qëllim që t’I bëjë ballë ekipit turk, i njohur në Evropë.
Në setin e parë, KV Drita është mbajtur me ekipin shtatlartë nga Turqia dhe deri në pikët 22:22 dueli ishte tërësisht i barabartë, por pikërisht te ky rezultat në shërbim vije lojtarja Ceren, e cila mori tri pikë radhazi, për të përmbyllur setin e parë në dobi të mysafireve 22:25.
Seti i dytë nuk ishte interesantë ngase atë lehtë e fituan mysafiret nga Stambolli me rezultat të thëllë 10:25, kurse drama u zhvillua në setin e tretë vendimtarë në të cilin deri në fund vashat gjilanase ishin në epërsi, por pranë rezultatit 23:23, mysafiret që ishin më me përvojë arritën ta përmbyllin setin në dobi të vetin dhe fituan me rezultat 23:25.
Drita i bënë ballë Beshiktashit
Ndani këtë artikull