Klubi Futbollistik “Drita” ka marrë rrugë drejt Nyonit të Zvicrës për të zhvilluar fazën parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Drita të shtunën përballet me kampionin andorrian, Inter d’Escaldes, shkruan Gazetasheshi.com
Ndeshja fillon në ora 18:00, kurse transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi.