Më në fund ka qetësi te Drita për sa i përket testeve për virusin Covid-19.
Kampioni në fuqi i Kosovës pak orë më parë njoftoi se 17 anëtarë të klubit janë ritestuar.
E tani ka ardhur lajmi i mirë, pasi të gjithë të testuarit që do të udhëtojnë për në Zvicër kanë rezultuar negativë.
Ka qenë vet klubi i Dritës që nëpërmjet një njoftimin në faqen e tyre zyrtare ka konfirmuar këtë gjë.
Gjilanasit nesër do të udhëtojnë për në Zvicër për të zhvilluar raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.
Njoftimi:
NJOFTIM RRETH TESTEVE PER COVID-19
Deshirojme ta njoftojme te gjithe opinionin qe te gjithe personat e ritestuar kane rezultuar NEGATIV.
Neser do te udhetojme te gjithe se bashku me te forte se kurrë!
Faleminderit Institutit te Shendetit Publike per bashkepunimin dhe gadishmerin.
FC DRITA⚪️?