Në emër të këshillit të prindërve të komunës së Gjilanit , pyes zotëri Imret Reshitaj, në emër të kujt flet, në emër të kujt i quan mësimdhënësit “numër” ,në emër të kujt deklaron se prindërit janë duke i dërguar fëmijët në shkollë?
Prindërit janë të vetëdijshëm, ata dijnë se mësimdhënësit janë viktim po aq sa edhe fëmijët e tyre nga pushteti i papërgjegjshëm.Nëse zgjedhja u gjetë pas 3 javëve ,pse nuk u gjetë pas 3 dite ? pra, ku ju e shihni mësuesin fajtorë?Mësimdhënësit tanë janë heronjë, mos i lëndo të lutem në emër të prindërve të Kosovës.
Prandaj i nderuar, kthehu pak prapa, “ai që nuk e shiqon të kaluarën, të ardhmën e ka të errët”. Prandaj i bëj thirrje prindërve që të i udhëheqë arsyeja.
Mësimdhënësit tanë nuk na i lanë pa dije fëmijët edhe atëherë kur e kishin në rrezik jetën,nuk do të i lënë as tani!