Drita është skuadra e radhës që kalon tutje në rrethin e katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës. Bardhekaltërit mposhtën Vitinë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe vazhdimet nuk prodhuan fitues.
Xhevdet Shabani, Liridon Leci dhe Haxhi Neziraj kanë realizuar nga penaltia për ta kaluar Dritën në fazën tjetër të garave.