Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka ngritur lart trofeun e kampionit të Kosovës, ngase edhe në ndeshjen e tretë radhazi ka mposhtur me rezultat të pastër 3 :0 ekipin e M-Technologie. Drita bindshëm ka qenë e para, duke humbur vetëm një set në tri ndeshjet finale, kurse kësaj radhe ekipin prishtinas e ka kufizuar në minimum të pikëve të fituara, ngase M-Technologie vetëm në setin e parë arriti të mbledh 18 pikë, kurse në sertin e tretë dhe të katërt ishte edhe më keq.
Te Drita kanë patur paraqitje të mira të gjitha lojtaret që janë futur në lojë, kurse në radhet e prishtinaseve më e mira ishte lojtarja e tyre braziliane, e cila ishte e pafuqishme t’i kundërvihet lojtareve të Dritës.
Kështu me medalje të argjendtë u shpërblyen lojtaret e M-Technologie: Drenusha Asllanaj, Majlinda Abazi, Anila Martinaj, Vlera Bahtiri, Amelia Llugaliu, Xhudjena Kruti, Entela Muqolli, Hadije Rama, Shqipe Kqiku, Mirjeta Bylykbashi, Edona Gjosha, Marluci Rovatti Toazzi dhe Bianca Gomes, sikurse edhe trajneri Naser Krasniqi, ndihmsi i tij Adriatik Kajtazi, Shpend Qamili e Muhamet Ahmeti.
Te Drita me medalje të arta, të cilat i ndanë nënkryetarjna Mimoza Shkodra Bislimi dhe Valon Nikqi, u shpërblyen: Adelajda Ilazi, Brianna Gardner, Belinda Xhymshiti, Vesa Shabani, Blinera Jaha, Skylar German, Arjola Prenga, Fjolla Shabani, Aulona Sinani, Lorina Mehmeti e Fjolla Hyseni, sikurse edhe shtabi teknik Lorik Ilazi, Valon Zymberi, Fatlum Hajrizi e Ramadan Maliqi.
Kapitenes Adelajda Ilazi, kupën e kampionit ia ndau kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi. Atmosfera në sallë ka qenë fantastike, të cilën e kanë organizuar tifozët e flaktë “Intelektualët” që kanë përgatitur një koreografi të veçantë./Kryelajmi.com/