Sulmuesi kryesor i skuadrës kampione të Kosovës, Kastriot Rexha do të ndahet me gjilanasit pas një edicioni të suksesshëm në Superligë.
Burime të Kornerit mësojnë se Rexha dhe drejtuesit e Dritës nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket renovimit të kontratës dhe tashmë gjithçka ka marrë fund.
Kësisoj, sulmuesi prishtinas do të largohet nga klubi për aventurë tjetër.
Drita tashmë po punon intensivisht për të gjetur zëvendësuesit e Rexhës dhe Astrit Fazliut, që kanë lën boshllëk të madh në repartin ofensivë në skuadrën e Bekim Isufit.