Sot, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës, skuadra e Dritës do të përballet me Drenicën.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, pasi
Drita, e cila në takimin e fundit si vendase ndaj Drenicës kishte pësuar humbje, synon t’i hakmerret skuadrës nga Skenderaji dhe të rikthehet te fitorja.
Aktualisht, Drita renditet në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë pas 11 xhirove, dhe kërkon që me fitore të mbajë hapin me skuadrat kryesuese të kampionatit.









