Ndërkohë, tani është Drita që ka njoftuar për transferimin e lojtarit në kampionatin shqiptar.
Sipas klubit gjilanas, Shala është huazuar te Kamza për gjashtë muajt e radhës.
“Arbër Shala huazohet në kampionatin Shqipëtar. Mbrojtësi i krahut Arbër Shala është transferuar në formë huazimi në kampionatin shqipëtar tek skuadra e Kamzës. Sot është arritur marrëveshja në mes të palëve ku Shala do të jetë pjesë e Kamzës deri në fund të kampionatit! Suksese Arbër!”, ka konfirmuar Drita.
Shala erdhi te Drita gjatë verës nga Laçi.