Volejbollistet e Dritës, që në ndeshjen e kaluar kishin pësuar humbje nga M-Technologie, janë rikthyer fuqishëm këtë të shtunë, duke fituar ndaj Ferizajt me rezultat të pastër 3 me 0 në sete.
Fitorja është shumë e vlefshme, aq më parë që në Gjilan para një jave mezi e kishin mposhtur të njëjtën ekip me rezultat 3:2. Kryetrajneri Lorik Ilazi i ka motivuar si duhet lojtaret e tija, të cilat sot shumë pak kanë bërë gabime në shërbime, në fazën e mbrojtjes kanë ndërtuar bllok të fuqishëm dhe shumë më të mirë e kanë pasur lojën më të mirë në fushë, derisa në fazën e sulmit kanë qenë më të sakta.
Në setin e parë, mysafiret nga Gjilani që në fillim kanë dëshmuar se nuk kanë ardhur të dorëzuara. Ato e nisën shumë mirë lojën dhe fund e ndalën Kastriotin në vetëm 18 pikë. Seti i dytë ka qenë më i niveluar dhe me dy pikë dallim 25:23, gjilanaset e morën edhe këtë set, kurse në të tretin përkundër që vendaset e nisën më mirë dhe krijuan një epërsi prej katër pikësh, në pyetje erdhi përvoja dhe mentaliteti fitues i vashave të Dritës që e mbyllën ndeshjen në favor të vet.
Kastrioti – Drita 0:3 (18:25, 23:25, 20:25).
Me këtë fitore Drita ka grumbulluar 8 pikë dhe në ndeshjen e ardhshme në fushë të vet e prêt Skenderajn dhe me fitore eventuale do të marshonte sigurt drejt finales.