Drita do të takohet me Malmon të martën me 10 korrik në kuadër të raundit të parë të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.
Nga dita e sotme kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen historike të Dritës në garën më të madhe për ekipe në Evropë.
Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm nga tifozët vetëm dje janë shitur afro 3000 bileta.
Këto bileta janë shitur vetëm për sektorin ku do të qëndrojnë ‘Intelektualët’, të cilët për këtë sfidë kanë diçka më shumë se 3,000 bileta në dispozicion.
“Intelektualët” do vendosen në sektorët J, K, L, M dhe N (prapa golit). Biletat për këtë sektor kushtojnë tre euro
Çmimi i biletave tjera janë nga 5 euro në lindje dhe 10 euro në perendim. Biletat për këtë sfidë mund t’i bleni edhe në Mitrovicë (në lokalin K-MOBILEafër TEB Bankës) dhe në Prishtinë – sheshin Nëna Terezë.