Superliga e Kosovës është gati të filloj dhe skuadra janë përforcuar gjatë këtij muaji kalimtar për sezonin e ri pranveror.
Gjithçka nisi me Diar Miftarajn të cilin Ballkani e prezantoi akoma pa filluar mirë afati kalimtar e pastaj për të përfunduar me dhjetëra prurje të tjera nga skuadrat.
Prishtina ishte më pak aktivja në merkato, duke afruar vetëm Ardit Nikën.
Skuadrat e tjera ishin shumë më aktive, me përforcime dhe largime të shumta.
Drenica bëri plotë 11 goditje, teksa largoi dhjetë futbollistë të tjerë.
Por edhe pas këtyre “shkundjeve” në organika të skuadrave, vlerat e tyre nuk është se kanë ndërruar aq shum.
Drita vazhdon të mbetet skuadra më e vlefshme e Superligës, ndërsa ndiçet prej Ballkanit, Prishtinës dhe Feronikelit.
Lista e plotë e skuadrave nga më e vlefshmja, tek më pak e vlefshmja: