Drita e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-1 dhe kështu tani është lidere e re e Superligës së Kosovës
Kampionia aktuale fitoi këtë përballje fal dy golave të shënuara nga sulmuesi i frikshëm, Kastriot Rexha.
Rexha të dy gola i shënoi me kokë në minutat 31′ dhe 44′, derisa për Ballkanin realizoi i zakonshmi Mirlind Daku në minutën e 43′.
Drita me këtë fitore ngjitet në vendin e parë me 36 pikë, një më shumë se Ballkani që tani e gjen veten në pozitën e dytë.