Drita pret Differdangen në Ligën e Kampionëve, gjilanasit duan fitoren për të bërë hap para drejt kualifikimit historik
Drita do të përballet me Differdangen sonte (e martë), me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Gjilani do të synojë ta shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas për të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Takimi i dytë do të zhvillohet pas një jave në Luksemburg.
Për këtë sfidë të rëndësishme, Drita nuk do të mund të llogarisë në kapitenin Rron Broja.
Broja është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.
Pavarësisht mungesës së tij, Drita mbetet e motivuar dhe e përgatitur për të bërë hapin e parë drejt një kualifikimi historik.