Prishtina – Drenica, pritet të jetë ndeshja e parë në futbollin kosovar që do të zhvillohet pas pandemisë së koronavirusit.
Takimi i lartëcekur pritet të zhvillohet me 2 qershor, kurse vetëm një ditë më pas, lideri aktual, Ballkani, pret fituesin e Kupës dhe kampionin aktual, Feronikelin, në kuadër të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.
Pas vetëm katër dite, skuadrat tjera të Superligës priten t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së 22-të në Ipko Superligë.
Por prania e shikuesëve në gjitha këto ndeshje pritet të jetë mungesë e madhe.
Ndërsa, ndryshe nga të tjerët, tifozi i vetëm i cili mori leje speciale për të parë nga afër skuadrën e Dritës është bërë Abdullah Berisha i njohur si ‘Evi’.
Ky i fundit e ka bërë të ditur vetë lajmin në rrjetet sociale: