Drita ka arritur që me mjaft sukses ta kaloj rundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Kampionët e shteteve nga Andora (Santa Coloma) dhe atë të Gjibraltarit (Lincoln).
Tashmë Drita të marten do luaj ndaj gjigantit suedez, Malmo në stadiumin ‘Adem Jashari’, në Mitrovicë nga ora 20:45.
Por lajm tjetër i mirë për Dritën është se transferet të cilat nuk kishin drejt të luanin në para-kualifikime shkaku i ‘bllokadës’ nga klubet e mëparshme, janë licencuar dhe priten të jenë të gatshëm për Malmon të marten.
Edvan Bakaj, Zgjim Mustafa, e Betim Haxhimusa kanë marrur dritën jeshile nga UEFA për garat e Ligës së Kampionëve.