–
FC Drita ka shitur 8 mijë bileta për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Malmon në “Adem Jashari”.
Kampioni i Kosovës në futboll, të martën (10 korrik) nga ora 20:45 pret klubin suedez Malmo FF në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të rundit të parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve, ku klubi gjilanas vjen si fitues i turneut parakualifikues.
Interesimi i tifozëve për të parë këtë ndeshje, është shumë më i madh se sa ai në ndeshjen Prishtina – Europa, ku dukshëm vërehej mungesa i interesimit për të parë ndeshjen.
Për dallim nga Prishtina, klubi i Dritës do të zgjojë interesim dukshëm më të madh në tribuna, ku vetëm në 24 orët e para janë shitur 8 mijë bileta.
Gjatë 24 orëve të sotme, klubi i Dritës përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë janë shitur 8 mijë bileta për ndeshjen me Malmon, teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga fillimi i ndeshjes.
Ndërkaq, nesër dalin në shitje edhe biletat në pikat në Mitrovicë (K-Mobile), dhe në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.