Skuadra e Dritës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Shelbourne në kuadër të Conference League.
Heroi i ndeshjes ishte Almir Ajzeraj, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës.
Kjo fitore është tejet me vlerë për Dritën, e cila tani në këtë fazë të garës ka një fitore dhe dy barazime, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në raundet e ardhshme.
Skuadra nga Gjilani vazhdon të tregojë formë të mirë, duke dëshmuar se mund të përballet denjësisht me çdo kundërshtar.









