FC Drita ka shënuar fitore me meritë në ballafaqim me Flamurtarin e Prishtinës me rezultat të ngushtë 1 me 0 dhe përkohësisht ka marrë kreun e tabelës.
Bardh e kaltërit, në asnjë moment nuk e kanë vënë në pikëpyetje fitoren dhe me urti pas golit të shënuar kanë ditur që t’a ruajnë epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Goli I shumëpritur I Dritës ka ardhur në minutën 26, kur pas harkimit të Xhevdet Shabanit nga e djathta në zonë të rreptësisë më së larti u shkëput Astrit Fazliu, që gjuajti topin me kokë dhe topi u përplas në rrjetë.
Lojtarët e Dritës më pas kryesisht u përqendruan në mesfushë dhe ditën që deri në fund të ruajnë rezultatin.