Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Llapit, e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanas e ka fituar takimin me rezultat minimal 1–0, falë golit të Besnik Krasniqit nga penaltia.
Pas kësaj fitoreje, Drita ka grumbulluar gjithsej 20 pikë dhe tani renditet në vendin e tretë të tabelës.

