Si asnjëherë më parë në këtë kampionat, Drita ka zhvilluar një ndeshje të mirë si mysafire dhe me plotë meritë ka shënuar fitore në ballafaqim me Drenicën në Skenderaj.
Pas një pjese të parë të nivelizuar ndërmjet Drenicës dhe Dritës, krejt ndryshe ka qenë në pjesën e dytë. Drita ka qenë më e mirë, bile në këtë gjysmëpjesë lojtarët gjilanas qëlluan shtyllën.
Drita ka vazhduar më me ngulm të sulmojë dhe ka nisur presionin në drejtim të portës kundërshtare. Si pjesë e kësaj loja Drita pati shumë gjuajtje standard dhe në njërën nga to në minutën 65 ia doli të shënojë.
Xhevdet Shabani ka dhënë një gjuajtje nga këndi, kurse në brendi më së larti është shkëputur Bujar Shabani, që ka qëlluar topin me kokë dhe në fluturim e sipër topi ka qëlluar edhe lojtarët e Drenicës që nuk kanë qenë të vendosur mirë dhe në fund është future në rrjetë.
Në minutën 72, pas një topi të kthyer, Taulant Dajaku gjuajti furishëm dhe qëlloi horizontalen dhe u përplas në tokë, por pa e kaluar vijën fatale.
Në minutën 78, pas një gabimi të Pasomës, Xhevdet Shabani ishte I vetmuar para portës, por për pak gjuajti jashtë portës.
Në minutën 83, Uka është fauluar në brendi nga Shala dhe gjyqtari dha penalti për Drenicën. Taulant Dajaku gjuajti nga pika e bardhë dhe dërgoi Bakajn në anën e majtë, kurse topin në anën e djathtë, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.
Tre minuta më pas, Drita ka organizuar një kundërsulm klasik, kur Lamqja me një pasim të përkryer gjeti Xh. Shabani e ky me një gjuajtje të saktë për tokë ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 1:2.