Është mbyllur ndeshja derbi e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës mes Ballkanit dhe Dritës, e zhvilluar në Suharekë.
Skuadra vendase e Ballkanit arriti të fitojë me rezultat 2-0, duke i shkaktuar Dritës një humbje të rëndësishme si mysafire.
Drita kishte arritur të barazojë rezultatin në pjesën e parë me golin e Arb Manajt, mirëpo pas rishikimit në VAR, goli u anulua.
Pas kësaj disfate, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani mbetet me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas gjashtë xhirove të para të kampionatit.