FC Drita ka pësuar humbjen e dytë ndaj Llapit në këtë edicion të Superligës, duke u mposhtur në Podujevë me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi ish-lojtari i Dritës, Ardit Tahiri, duke i dhënë Llapit një fitore të rëndësishme.
Pavarësisht humbjes, Drita vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 50 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 40 pikë.