Kampionët në fuqi i Kosovës është mposhtur nga ekipi iranian Sepahan (1-3), në sfidën e penaltive, pasi që u akorduan tre të tillë, raporton Gazetasheshi.com.
Dy herë nga 11-të metërshi realizuan iranianët dhe një herë gjilanasit për të arritur rezultatin final të ndeshjes.
Siç raporton faqja zyrtare e Dritës ky takim ishte i nivelit të barabartë, por që diferenca u bë vetëm në penalti.
Për ekipin e Shpëtim Duros kjo ishte ndeshja e parë miqësore në Antalia të Turqisë, ndërkohë dy ditë më pas do zhvillojnë edhe një tjetër duel.
Bardhekaltërit prezantuan ditë më parë edhe përforcimet e afatit kalimtar të janarit, të cilat debutuan pikërisht në ndeshjen ndaj Sepahan.