Këtë vikend nisi edicioni i ri 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll. Ky fillim kampionat u karakterizua me ndeshje interesante, me shumë befasi, por edhe me tifozë në stadiumet kosovare.
Rekordin e javës së parë e mbajtë “Intelektualët” e Dritës, të cilët si në ndeshjet derbi e mbushën stadiumin, ndërsa në hyrje dhe dalje u panë edhe tollovit, nga dëshira për të hyrë apo dalë nga stadiumi.
Ndonëse, Drita u mposht në fund të takimit nga Ferizaji 0:1, gjilanasit ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit, krijuan raste, por pa konkretizim.
Në anën tjetër, ajo që e bënë klubin Drita më të vecantë janë tifozët besnik, bardh e kaltër.
Ata ishin numri 12-te i skuadrës, duke grumbulluar numrin në 2.500.
Regjistri i tifozëve për çdo ndeshje të javës së parë të Superligë:
Drita 0:1 Ferizaj (2,500 shikues)
Trepça ’89 4:1 Gjilani (1,250 shikues)
Dukagjini 0:0 Ballkani (1,000 shikues)
Feronikeli 4:1 Drenica (1,000 shikues)
Flamurtari 1:1 Prishtina (800 shikues)
Llapi 4:1 Vushtrria (500 shikues)