Superliga e Kosovës pritet të rikthehet në këtë mesjavë. Drita në llogarinë e tyre ka njoftuar se të merkurën do të zhvillohet takimi i mbetur i xhiros së dytë me Trepçën ’89.
Ky takim do të zhvillohen në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, më fillim nga ora 14:00, shkruan Gazetasheshi.com
Deri me tani janë zhvilluar pesë xhiro në Superligën e Kosovës, teksa Drita ka zhvilluar vetëm dy nga pesë ndeshje, pasi ka qenë e angazhuar në garat evropiane. Ekipi gjilanas në dy takime të zhvilluara ka dy fitore, ndërsa Trepça ’89 në katër takime ka dy fitore dhe dy humbje.
Në këtë takim favoritë llogaritën kampionët në fuqi, Drita.