FC Drita nesër zhvillon ndeshjen e xhiros së 14-të kundër Llapit, një përballje e vlefshme për Superligën e Kosovës.
Skuadra gjilanase do të luajë si vendas dhe ka si objektiv ruajtjen e vendit të parë, duke kërkuar tri pikët e plota ndaj skuadrës së trajnerit Tahir Batatina.
Në konferencën për media, trajneri Zekirija Ramadani ka theksuar se ky do të jetë një duel i vështirë, pavarësisht ecurisë negative të Llapit në gjashtë ndeshjet e fundit. Ramadani shtoi se Llapi, edhe pse nuk ka pasur rezultate pozitive, mbetet një kundërshtar shumë i rrezikshëm.
Ndeshja do të luhet nesër në Gjilan, në stadiumin ndihmës me bari sintetik, duke filluar nga ora 13:00.