Gjatë ditës së sotme, Drita e ka prezantuar trajnerin e ri, Shpëtim Duro.
Duro vjen te klubi gjilanas pas largimit të Bekim Isufit ditë më parë.
Dhe klubi gjilanas nuk është ndalur me kaq. Kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje edhe me një trajner.
Drita ka arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan, Ardijan Nuhiu për ta përforcuar stafin teknik.
Nuhiu ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Kështu, ai do të jetëb ndihmës i Shpëtim Duros te kampioni i Kosovës në futboll.
Pëndryshe, Nuhiu ka qenë trajner i Shkupit për një vit.