Drita ka marr tre pikë të reja dhe vazhdon rrugën drejt titullit.
”Intelektualët” në ndeshjen e javës së 22-të, shënuan fitore para tifozëve vendas ndaj Ferizajit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa Drita shënoi dy gola në pjesë e dytë.
Albert Dabiqaj me golin e shënuar në minutën e 57-të i dha epërsinë skuadrës nga Gjilani, ndërsa Veton Tusha vulosi fitoren në minutën e 70-të.
Drita me këtë fitore shkon në kuotën e 50 pikëve duke ”blinduar” vendin e parë, me 11 pikë para Ballkanit, e cila sot pësoi humbje ndaj Malishevës.
Në anën tjetër, Ferizaji ka 26 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.