Liderja e elitës së futbollit të Kosovës, Drita, nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 16-të të elitës së futbollit kosovar ndaj Dukagjinit të Klinës.
Ndeshjen e zhvilluar të shtunën në terrenin me bar sintetik në Gjilan, Drita e fitoi me rezultatin 2:0.
Ishte fitorja e gjashtë rresht në të gjitha garat për Dritën, ku përfshihet edhe fitorja ndaj Rahovecit në Kupën e Kosovës në mesjavë.
Ndërkohë, Dukagjini humbi për herën e tretë rresht në Superligë, ndërsa fitoi thellë në Kupën e Kosovës 6:2 ndaj Dardanisë.
Besnik Krasniqi në minutën e 29-të dhe Kastriot Selmani në minutën e 89-të pas një kundërsulmi të shpejtë, i shënuan golat e fitores për “bardhekaltrit” gjilanas.
Drita mbetet lidere edhe pas 16 ndeshjeve të luajtura me 37 pikë.
Dukagjini në vendin e tetë mbetet me 17 pikë.