FC Drita ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e ardhshme në kuadër të UEFA Conference League, ku ekipi gjilanas do të përballet me skuadrën qipriote, Omonia.
Të gjithë tifozët e interesuar mund t’i sigurojnë biletat e tyre përmes linkut zyrtar të shitjes online:
Kliko këtu për të blerë biletën
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do?idOwner=10
Klubi ka ftuar të gjithë dashamirët e futbollit dhe tifozët bardhekaltër që të jenë pjesë e këtij dueli të rëndësishëm evropian dhe ta mbështesin ekipin drejt një performance sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.
Pritet që atmosfera në stadium të jetë elektrizuese, ndërsa interesimi për këtë ndeshje tashmë është i madh mes tifozëve të Dritës.









