Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka shënuar fitore me rezultat 5-3 ndaj Minatorit në kuadër të Kupës së Kosovës.
Gjilanasit kësisoj kanë kaluar çerekfinale të Kupës së Kosovës ku kanë për synim ta fitojnë atë.
Bujar Shabani shënoi dy herë për vendasit, ndërsa Arbër Shala, Haxhi Neziraj dhe Xhevdet Shabani realizuan nga një gol tjetër.
Për mysafirët shënuan Lorik Dobratiqi, Gentrit Bislimi dhe Flamur Gashi.