Klubi gjilanas Fc Drita, ka përfunduar përgaditjet para ndeshjes me Legian, ekipi nga qyteti i Gjilanit nesër pritet të marrë rrugë drejt Polonisë nga aeroporti i Tiranës.
Faqja zyrtare e Fc Dritës në komunikatën e tyre kanë treguar se klubi i tyre sot ka përfunduar stërvitjet para ndeshjes me Legian nga Varshava.
Komunikata e plotë:
Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonis.
Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, ne perjashtim te kapitenit Ard Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.
Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin.
E gjithe vemendja tek ndeshja..!
FORCA DRITA⚪️?