Drita e ka përmbysur Feronikelin për të triumfuar në njërën ndër ndeshjet më interesante këtë edicion.
Drita ende ruan vendin e parë duke fituar me rezultat 3 me 1 , golat për Dritën shënuan Bujar Shabani, Fidan Gërbeshi dhe Leutrim Kryeziu.
Drita në pjesën e parë ishte në disavantazh me golin e Mendurim Hotit nga një kundërsulmë, mirpo Drita në pjesën e dytë përmbysi rezultatin duke treguan një fytyrë të kampionit, tani Drita gjindet në vendin e parë me 59 pikë tri pikë më shumë se Prishtina e cila e përcjell nga pasë.
Drita në gjiron e radhës takohet me Gjilanin ku padyshim do të jetë derbi më i zjarrtë në Vala Superligën e Kosovës, siç e njohin të gjithë El – Anamorava.