Sot u zhvillua ndeshja e mbetur e javës së parë mes Dritës dhe Drenicës.
Skuadra mysafire arriti të shënojë një gol në pjesën e parë, i cili doli të ishte vendimtar, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 0-1 në favor të Drenicës.
Në takimin e radhës, Drita do të luajë në fushën e saj kundër Prishtinës së Re.