Ka përfunduar ndeshja mes Drenicës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanase ka pësuar humbje në Skenderaj me rezultat 3–1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola (0–0), ndërsa në pjesën e dytë Drita kaloi në epërsi me golin e Dabiqajt. Megjithatë, bardhekaltërit nuk arritën ta ruajnë avantazhin, pasi në vazhdim të lojës Drenica realizoi tre gola, duke përmbysur rezultatin.
Pas kësaj humbjeje, Drita mbetet me 17 pikë dhe renditet në pozitën e katërt të tabelës.










