Në xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës, kampionia në fuqi, Drita, ka pësuar një humbje minimale 0-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Trajneri Zekirija Ramadani e shfrytëzoi këtë ndeshje për t’u dhënë hapësirë disa lojtarëve të rinj, pas sigurimit të titullit kampion disa javë më parë.
Pavarësisht humbjes, festa për Dritën do të vazhdojë më 25 maj, kur në ndeshjen ndaj Feronikelit’74 në Gjilan, klubi do të ngrejë trofeun e kampionit për edicionin 2024/25.