Java e 5-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll starton sot, skuadra gjilanase FC Drita pret në shtëpi Llapin nga Podujeva shkruan Radio Star.
FC Drita kërkon tri pikët e plota nga skuadra e Llapit, pas barazimit 1-1 në udhëtim te Ferizaj.
Skuadrës së Ardian Nuhiut, në këtë ndeshje i mungon futbollisti, Muharrem Jashari i cili vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi të cilin e pësoi.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00 në Gjilan, në stadiumin ndihmës.
Tifozët “Intelektualët”, përmes një shkrimi në ‘facebook’, se do të përkrahin klubin e zemrës në ndeshjen ndaj Llapit.
Shkrimi i plotë:
Nesër të gjithë së bashku, për përkrahje ndaj Dritës në ndeshjen e rradhës!
FC DRITA – Llapi
E Shtunë, ora 15:00
Fusha me bari sintetik (te rrethi)
Mos mungoni. Ejani të mbështesim bashkarisht dhe masivisht, klubin tonë të zemrës.
N’zemrën tonë veq TI je ⚪️🔵