Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës, ku njëra ndër përballjet më interesante do të luhet në Gjilan.
Drita do të jetë nikoqire e Llapit, në një duel ku skuadra gjilanase kërkon t’i kthehet fitoreve pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Drenicës.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani aktualisht ka grumbulluar 17 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt të tabelës. Me synimin për të qëndruar në garë për kreun, Drita do të kërkojë që në shtëpi të rikthejë moralin dhe të përfitojë nga mbështetja e tifozëve të saj.
Ndeshja Drita – Llapi zhvillohet sot nga ora 13:00 në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.









