Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Drita do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ekipit të drejtuar nga Ismet Munishi.
Skuadra e Zekirija Ramadanit po kalon një formë të shkëlqyer, duke u pozicionuar në vendin e parë pas 16 xhirove.
Në ndeshjen e fundit si mysafire, Drita triumfoi ndaj Ballkanit dhe tani ka krijuar një distancë prej tetë pikësh nga vendi i dytë.
Ndeshja do të zhvillohet në Gjilan, në stadiumin me bar sintetik, duke filluar nga ora 13:00.