Skuadra e Dritës nga Gjilani ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2025/26, pak ditë para ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Klubi bardhekaltër ka bërë prezantimin zyrtar përmes një video, ku janë shpalosur tri fanella të reja që do të përdoren në garat evropiane dhe në kampionat.
Fanella e parë, ajo tradicionale në ngjyrë të kaltër, mban elemente moderne dhe është dizajnuar me theks në identitetin e klubit. Fanella e dytë, e bardhë me detaje të holla blu.
Drita do t’i bartë këto fanella në ndeshjet e para të saj në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, teksa synon të kalojë më tej në garat evropiane dhe të përfaqësojë denjësisht futbollin kosovar./radiostargjilan/