FC Drita ka prezantuar përforcimin e saj më të ri, mesfushorin 19-vjeçar Mamadou Ben Zidane. Talent i rritur te SC Bastia në Francë,
Klubi gjilanas i ka uruar mirëseardhje futbollistit të ri, duke shpresuar që ai të japë kontribut të rëndësishëm në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.
Komunikata e plotë:
FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri në radhët tona, Mamadou Ben Zidane.
Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare.
FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.
Mirë se vjen, Mamadou!
#ForcaDrita