Pas qetësisë vjen “stuhia”. Drita ka firmosur marrëveshjet e para me dy futbollistët tejet të shquar, derisa si për ironi të fatit që të dy ishin pjesë e Gjilanit.
Betim Haxhimusa dhe Arbër Shala priten të jenë ardhjet e para të bardh e kaltërve dhe prezantimi i tyre pritet të bëhet pikërisht gjatë ditës së mërkurë, njofton ‘futbollikosovar.com’.
Shala, i cili në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Laçit nga Shqipëria rikthehet sërish në qytetin e Gjilanit, por kësaj rradhe për ti mbrojtur ngjyrat e Dritës, pasi në të kaluarën ishte pjesë disa vjeçare e Gjilanit.