Sot zhvillohen ndeshjet e javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, ku në fokus është përballja mes Dritës dhe Prishtinës së Re.
Pas humbjes në mesjavë ndaj Drenicës, gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitorja përballë skuadrës së sapopromovuar, e cila për herë të parë po luan në elitën e futbollit kosovar. Drita deri tani ka grumbulluar vetëm 2 pikë nga katër ndeshjet e para, ndërsa sot synon të marrë fitoren e parë në kampionat.
Trajneri i gjilanasve, Zekirija Ramadani, në konferencën për media u shpreh optimist: “Jam i bindur se me një rezultat pozitiv nesër do të kthehet ajo që e dimë dhe e presim nga futbollistët, pasi ata janë të njëjtit që kanë treguar paraqitje të mira edhe në Evropë.”
Ndeshja zhvillohet sot nga ora 15:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.