Drita ka nisur fuqishëm mobilizimin për sezonin e ri ku ka vazhduar kontratën me shumicën e futbollistëve si dhe ka transferuar dy lojtarë deri më tani, shkruan futbolli kosovar.
Njëri prej futbollistëve që ende nuk dihet a do të vazhdojë me kampionin apo jo është sulmuesi, Kastriot Rexha.
Por siç merr vesh futbollikosovar.com, dita e sotme dhe e nesërmja janë vendimtare se a qëndron apo jo.
Sezonin që lamë pas ish-sulmuesi i Besës ka shënuar 13 gola.