Kampioni në fuqi Drita, praktikon një formë jo fort të zakonshme në futbollin kosovar, duke rinovuar kontratat e lojarëve dhe u dhënë atyre kontrata afatgjate.
Së fundmi, me ndnryshimet e bëra në këtë drejtim janë gjashtë futbollistë me parametra të kontratës 0, pra mund të ikin në qershor të këtij viti.
Bëhet fjalë për ardhjet e afatit kalimtar të janarit Mario Kirev dhe Përparim Osmani kanë ‘firmosur’ vetëm edhe për gjashtë muaj.
Mbrojtësi tjetër Liridon Leci përfundon kontratën me 30 qershor, njësoj sikurse edhe Erjon Vucaj, i cili erdhi në afatin kalimtar të verës.
Në listën e futbollistëve që kanë kontrate deri në vitin 2019 janë edhe Haxhi Neziraj dhe Përparim Livoreka.
Pothuajse të gjithë futbollistët e tjerë kanë firmosur kontrata deri në vitin 2020, përpos Albin Krasniqit dhe Xhevdet Shabanit që kanë kontrata valide deri në vitin 2021.