Nga festa e madhe që bëri Drita për fitimin e titullit të Superligës kishte mbetur e dëmtuar trofeu që klubi nga Gjilani e fitoi për herë të dytë në histori.
Zëvendësi i Dritës, Gentrit Murseli në një deklaratë për portalin Koha.net, ka thënë se trofeu ishte dëmtuar paqëllim gjatë festës, por ka shtuar se tani është riparuar anësorja që i mungonte.
“Është e vërtetë që trofeu ka pësuar një dëmtim të vogël mirëpo tani e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Murseli.
Me anësoren e munguar, Drita kishte prezantuar trofeun edhe para kryetarit të komunës së Gjilanit.