Ka përfunduar ndeshja mes KF Llapi dhe KF Drita, e vlefshme për xhiron e 21-të të kampionatit.
Skuadra gjilanase arriti të mposhtë ekipin nga Podujeva me rezultat 0:2, duke zhvilluar një paraqitje të disiplinuar dhe efikase në fazën ofensive. Drita arriti të konkretizojë rastet e krijuara dhe të menaxhojë epërsinë deri në fund të takimit.
Me këtë fitore të rëndësishme në transfertë, Drita ka grumbulluar gjithsej 38 pikë.

