Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Shkëndisë, e vlefshme për Conference League, ku skuadra gjilanase ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1–0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Arb Manaj, duke i dhënë ekipit të tij tri pikë të vlefshme.
Ndeshja u karakterizua nga lojë e barabartë dhe kujdes i shtuar nga të dyja skuadrat, të cilat zhvilluan një përballje të fortë dhe taktike.
Me këtë fitore, Drita arrin kuotën e 8 pikëve dhe rrit dukshëm gjasat për kualifikim në fazën tjetër të Conference League.
Ndeshjen e radhës, Drita do ta zhvillojë në shtëpi kundër AZ Alkmaar, ku do të synojë të vazhdojë serinë pozitive.









