Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Suharekës me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës.
Golin vendimtar, skuadra e Zekirija Ramadanit e realizoi në fund të pjesës së dytë.
Me këtë fitore, Drita arrin në kuotën e 66 pikëve, duke lënë pas Ballkanin me 13 pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.